Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në protestën e sotme një qytetareje i ka rënë të fikët, teksa ishte duke folur. Protestues, aty pranë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë.
“Nuk ka nevojë për panik, zonja është në gjendjen të mirë”, tha një qytetar.
Gjithashtu thuhet se qytetarët i kanë ardhur në ndihmë dhe gjendja është stabilizuar
Qytetarët e Tiranës janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme në shenjë proteste për vdekjen e Lear Kurtit.
Lear Kurti, 32 vjeç, ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u shoqërua nga Policia. Me pankarta nëpër duar, qytetarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e Learit.
Ata kërkojnë transparencë nga ana e policisë, ndërsa shprehe të revoltuar për mënyrën se si policia sillet me qytetarët.
“Stop vrasjes së shqiptarëve. Politikat e shtetit po vrasin të rinjtë shqiptarë. E keni detyrim transparencën. Kemi nje shtet policor, mafioz, kontrabandë”, janë disa nga pankartat dhe thirrjet e qytetarëve përpara Ministrisë së Brendshme.
Sakaq kujtojmë se nga analizat është e vërtetuar se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë.
I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet.
Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine. Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.
32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga policia në komisariat mbrëmjen e djeshme. Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.
Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.
Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali.
“Pacienti me iniciale L.K. ka ardhur pa shenja jete ne spital. Ne raste te tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe me pas procedura per ekspertizen mjekoligjore ndiqet prej tyre”, deklaroi Spitali i Traumës.