JiL.al - Jeto i Lumtur

I vranë djalin në masakrën e Fushë Krujës, zbardhet dëshmia e babait të Brilant Martinajt

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zbardhet dëshmia e Rakip Martinajt, babait të Brilantit, ku ka folur në lidhje me masakrën e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona.

Rakip Martinaj ka treguar se ditën e vrasjes të të birit nuk kishte asnjë ide për vendndodhjen e tij. Sipas dosjes hetimore, të siguruar për emisionin “Në shënjestër”, Rakip Martinaj tha se dinte shumë pak ose aspak, për lëvizjet e të birit 23-vjeçar.

“Ditën e ngjarjes nuk kam patur dijeni me kë ishte Brilanti dhe as me kë isht e”, tha Rakip Martina

Si ndodhi ngjarja makabre?

Mesditën e të dielës, më 17 korrik, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata.

Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin.

Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë.

Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj.

Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje pritet të merren Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi.

Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

10 ditët e fundit rezulton i zhdukur edhe vetë Ervis Martinaj, pasi ka humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë bërë kallëzim në polici.

Scroll to Top