Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat me armë zjarri i mbetur në tentativë ndaj dy efektivëve të policisë.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policisë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat tip “Audi” dhe janë qëlluar me armë në lëvizje nga një automjet tip “Volkswagen”.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mesohet se një prej efektivëve është Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës.
Ndërkohë, efektivi tjetër me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, është shtetasi Anxhelo Breshani.
BURIMIhttps://lajmifundit.al/category/aktualitet