Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pronari i një bujtine në Theth që u përfshi dje nga flakët ka folur për ngjarjen.
Pjetër Luca tha se ngjarja ndodhi për shkak të energjisë elektrike, ndërsa kërkoi ndërhyrjen e shtetit.
Ai shtoi se masa elektrike për shkak të energjisë mund t’i ndodh edhe bizneseve apo banesave të tjera. Mes të tjerash ai u shpreh i lumtur që asnjë turist nuk u dëmtua nga zjarri.
“Jam Pjetër Luca. Bëmë këtë ndërtesë, si gjithë mileti, me djersë të ballit. Jam i gëzuar që ka pasur mbi 60 vetë, turistë, dhe punonjës, dhe kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje.
Jam shumë i gëzuar që s’u ka dëmtuar asnjë njeri. Kërkoj shtetit që të vejë dorë në tokë të Thethit.
Kanë investuar njerëz, dhe s’ka asnjë ndihmë. Vetëm Zoti në qiell. I kërkoj shtetit që të hapë sytë.”, tha Luca.
…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/