Kapen shpërndarësit e drogërave për “festa të çmendura” në Dhërmi, Bulqizë e Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 52-vjeçar u arrestua në Dhërmi, me rreth 5000 doza të drogërave sintetike dhe kokainë, të cilat i shpërndante në lokalet e natës në zonën turistike. Shpërndarës droge u kapën edhe në Bulqizë e Tiranë.

Ekstazi, MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD dhe kokainë.

52-vjeçari, Ardian Tati, nga Dhërmiu kishte siguruar mijëra doza të drogave të forta, të cilat i shpërndante në lokalet e natës së zonës turistike.

Por veprimtaria ishte zbuluar nga policia që e vuri në pranga në kushtet e flagrancës.

Gjatë kontrollit në trup dhe banesë, iu gjetën 4840 tableta ekstazi,doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD dhe një sasi lënde e dyshuar kokainë. /oranew

Scroll to Top