JiL.al - Jeto i Lumtur

Kapma dorën bijë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Saherë dallgët e jetës të godasin
Edhe athërë kur bjen “shi”
Unë çdoherë do jem aty

Kapma dorën bijë
Saherë loti do rrëshqet
Se dashuria e kësaj bote
Vetem ty bijë të përket

Kapma dorën bijë
Se kjo ka jetë ka shumë ngjyra
Ne këtë tokë që jetojmë
Ka pak njerzë e shumë fytyra

Shtrëgoje dorën time
Se këtu është gjithë bota
Se lidhja më e fortë në jetë
Është e imja dhe e jotja

Saherë valët do të tundin
Drejt meje ti vrapo
Se askush në këtë botë bijë
Sikur Nëna nuk të do

Kape dorën time bijë
Saherë jeta do të rrëzojë
Unë çdoherë do jem aty
Dorën tënde ta shtrëngojë.

Oraca Blakçori

 

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top