Kishte fshehur depozitat me naftë nën tokë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të banesës së tij, janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.

Ai akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë / Brenda 24 orëve, 2 raste të evidentuara dhe të goditura të kontrabandës së mallrave të ndryshme.

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë edhe një rast tjetër i mallrave të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasin shtetasi

– ISh., 50 vjeç, banues në rrugën “Kasem Shima”, Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Sh., janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top