JiL.al - Jeto i Lumtur

Kush po “mbretëron” tani pas zhdukjes së Ervis Martinajt/ Misteri i videos dhe skuadra speciale që e rrëmbeu…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vijon prej të paktën dy javësh misteri mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, personazhit të konsideruar si “Mbreti i Lojërave të Fatit”, i cili mendohet se ka arritur një pasuri prej gati 600 milion euro prej aktiviteteve të ligjshme dhe të paligjshme.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mësohet se një ndër ndërhyrjet më të forta të Martinajt në këtë trekëndësh ka qenë momenti kur u tentua monopolizimi i tregut ta basteve në Shqipëri, pak vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” që e goditi rëndë atë në fund të vitit 2013.


Bëhet fjalë sipas Hoxhës për kompaninë “Bast Arena”, në të cilin tentuan të futeshin në lojë një politikan i njohur, i shpallur madje “non grata” nga SHBA-të; një biznesmen i fuqishëm si edhe një i afërmi i një politikani tepër të rendësishëm në vend.

Hoxha u shpreh se me ta mësuar këtë, Martianaj kishte kontaktuar me të tre duke iu thënë se duhej të hiqnin dorë nga kjo tentativë për ta nxjerrë atë tërësisht nga loja. “Bast Arena” u mbyll pak muaj më pas sipas Hoxhës.

Largimi nga skena i Ervis Martinajt mund të çojë në një rigjallërim të tentativave për të monopolizuar tregun e basteve në Shqipëri përmes dhënies së ndonjë licence kombëtare.

Dorëzimi të kundërshtarët

Artan Hoxha tha se pasi grupi që kishte përballë dukej tepër i fortë dhe me një skuadër “killerash” të pamëshirshëm, Ervis Martinaj nisi kërkimin e aleancave të reja.

Fillimisht ai shkoi në Vlorë duke kontaktuar me një personazh të njohur të botës së krimit atje, ndërsa për herë të fundit është parë në një zonë pranë Fushë Krujës, ku është futur në një banesë me qëllim lidhjen e një aleance me një grup kriminal që operon në këtë territor.

Hoxha tha se është pikërisht ky momenti ku dyshohet se ky grup e ka “shitur” Martinajn te kundërshtarët e tij, ku ata që e kanë marrë kanë ndërhyrë si një skuadër policie, e veshur me uniformë të Forcave Speciale.

Gazetari thotë se është pikërisht ky momenti kur familjarëve të Martinajt i shkon një mesazh ku shkruhej se “policia do të bëjë kontrolle”. Sipas Hoxhës, fillimisht njerëzit e Martinajt kanë menduar se atë e mori policia, por rezultoi se ishin kundërshtarët e tij.

Megjithatë, pavarësisht videos që qarkullon, e cila është e turbullt dhe nuk identifikohet mirë, policia nuk ka dhënë ende asnjë version mbi një prej zhdukjeve më të mistershme të dekadës së fundit./abcnews

BURIMI https://lajmifundit.al/aktualitet/

Scroll to Top