Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ish-kryeministri Sali Berisha sot u ndal në Lazarat. Ai takoi dhe dëgjoi banorët. Kryetari i PD-së tha se qever ia Rama ka tentuar ta nënshtrojë dhe shpërbëjë Lazaratin, por shtoi ai, banorët gjithmonë kanë qëndruar bastion i pamposhtur.
“Dua të përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë, para jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë PD-së që nga themelimi i saj.
Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje dhe t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit.
I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë.
Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vëj në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare.
Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit, do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë.
Me Dasho Alikon në një moment kritik kur regjimi u vërsul kundër jush, qëndroi me ju, nuk u mposht, nuk pranoi kurrë skenarin e tyre. Kam ardhur këtu për të dëgjuar. Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria” tha Berisha.