Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kanë dalë të tjera pamje nga luani që mbante i shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj. Pamjet janë publikuar nga një faqe në Tik-Tok me emrin Fushë-Kuqe, që dyshohet të jetë faqe e njerëzve të Ervis Martinajt.
Në pamjet e publikuara duket luani që Martinaj la amanet para se të zhdukej, teksa është rritur shumë.
Kujtojmë se amaneti i tij para se të zhdukej ndaj familjarëve të tij, ishte pikërisht kujdesi që ata duhej të tregonin për luanin.
Ndërsa me disa pamje që kanë qarkulluar më parë në Tik-Tok, dukej se luani i Martinajt ishte ende i vogël.
Kujtojmë se me kafshën shtëpiake të martinajt kishin pozuar një sërë emrash VIP të estradës shqiptare.