Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pamjet që shihni tregojnë momentin e shpërthimit të fuqishëm në urën në ngushticën e Kerçit, që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë. Video është siguruar nga kamerat e sigurisë.
Është pikërisht ora 6:02 minuta, ndërsa mbi urë ka trafik si normalisht dhe krejt papritur ndodh një shpërthim në një kamion të bllokuar.
Në pamjet, përveç kamionit, nga i cili duket se ka nisur shpërthimi, aty kalon edhe një makinë tjetër. Nuk dihet nëse ka viktima.
“Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet”, shkroi në një postim në Twitter këshilltari i Zelensky, Mikhail Podliak. Në të njëjtën kohë, në Moskë po diskutohet mbi një sulm terrorist për të cilin mund të fajësohen forcat e armatosura të Ukrainës.
Ura e Krimesë thuhet të jetë një objektiv kyç për forcat ukrainase që kanë sulmuar logjistikën ruse. Ura përtej ngushticës Kerç u hap nga Presidenti Vladimir Putin në vitin 2018, katër vjet pasi Moska aneksoi ilegalisht Krimenë.
Vendkalimi është më shumë se 100 milje nga territori i mbajtur nga Ukraina. Në urën e Kerçit kalojnë rreth 40,000 makina në ditë dhe 14 milionë pasagjerë dhe 13 milionë tonë ngarkesë në vit.

Jeto I Lumtur