Republika e Maqedonisë së Veriut ka hapur klubin kulturor maqedonas me emrin “Nikolla Vapcarov, në qytetin e Bllagoevgradit, Bullgari.
Kjo nismë e Maqedonisë së Veriut vjen si kundërpërgjigje ndaj hapjes së klubeve kulturore bullgare në Maqedoninë e Veriut, me emra të disa personaliteteve nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, që kontestohen nga pala maqedonase.
Klubi kulturor maqedonas është hapur nga shoqata “OMO Ilinden Pirin”, e cila tubon pjesëtarë të pakicës maqedonase, por nuk njihet nga autoritetet bullgare.
Përfaqësuesi i klubit, Atanas Maznov, në një deklaratë për mediat u shpreh se hapja është bërë “me qëllim të afrimit të dy popujve.