JiL.al - Jeto i Lumtur

Me 4 klandestinë në mjet, aksidentohen duke i ikur policisë, në kërkim 18-vjeçari, arrestohet bashkëpunëtori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të trafikut të klandestinëve në vendin tonë.

Policia e Pogradecit ka goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 19 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. E ., 18 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Piskupat, automjetin tip “Audi A3”, me drejtues shtetasin A. E., të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe në kryqëzimin e fshatit Lin është përplasur me trafikndarësen.

Më pas, për të shmangur kapjen nga Policia, ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi A3” u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi A. E. iu kishte premtuar transportimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 200 euro për person.   

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale është edhe shtetasi K. M.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 18-vjeçarit A. E. dhe personave të tjerë të implikuar në këtë rast. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top