Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kjo Qendër është edhe foleja kryesore ku veçmas jepet një kontribut i madh që të rinjtë dibran ta njohin gjuhën e vet amnore – gjuhën shqipe. Objekti i ndërtuar para shtat viteve kur u themelua kjo qendër, luan një rol shumë të madh edhe në aspektin fetar.
Dibër, 12 shtator – Edhe pse pjesa dërmuese e mërgimtarëve dibran në SHBA jetojnë në Nju Jork- Staten Island, një pjesë më e vogël jeton edhe në Nju Jersi. Edhe në Nju Jersi komuniteti dibran ka një bashkëjetesë të nivelit të lartë me të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë atje.
Edhe këtu shqiptarët në përgjithësi japin një kontribut të madh në sferën e biznesit, por themelimi i Qendrës të Komunitetit dibran ka një rol të veçantë në ruajtjen e kulturës dhe traditave të dibranëve në Nju Jersi.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Kjo Qendër është edhe foleja kryesore ku veçmas jepet një kontribut i madh që të rinjtë dibran ta njohin gjuhën e vet amnore – gjuhën shqipe. Objekti i ndërtuar para shtat viteve kur u themelua kjo qendër, luan një rol shumë të madh edhe në aspektin fetar.
Kjo Qendër në krahasim me shoqatat dhe Qendrat të tjera mbarëshqiptare në SHBA udhëhiqet dhe menaxhohet nga kryesia e cila numëron shtatë anëtarë. Këtë na e deklaroi për gazetën KOHA një nga anëtarët e kësaj kryesie Refik Kosovrasti i cili është një dibran i cili ka migruar nga vendlindja para më shumë se katër dekada.
“Qendra e komunitetit dibran është e vendosur në lokalitetin e njohur Frehollt në Nju Jersi e inauguruar disa vite më parë. Punën e ka nisur si qendër fetare dhe kombëtare.
Sot kjo Qendër është një bastion i kulturës shqiptare dhe kryesia e Qendrës ka ndërmarr të gjithë aktivitete që institucioni të jetë në interes të plotë të dibranëve por edhe të gjithë shqiptarëve të tjerë që jetojnë në Nju Jersi”, thotë Refik Koosvrasti i cili është poashtu një donator shembullor për të ngritur këtë Qendër.
Ai potencon se një arritje e madhe për këtë Qendër është shkolla me mësim plotësues për mësimin e gjuhës shqipe. Interesimi për të dërguar fëmijët e tyre në këtë shkollë me mësim plotësues është shumë i madh.
Në lidhje me Qendrën në fjalë biseduam edhe me anëtarin tjetër të kryesisë, dibranin Baudin Çanka. Ai na informoi se aktualisht mbi 70 nxënës dibran janë në këtë shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe.
“Mësimi mbahet dy orë në javë dhe një herë në javë në këtë Qendër jepen orë që i takojnë mësimit fetar islam”, thotë Çanka. Ai sqaron se nga viti në vit vërehet një rritje e numrit të fëmijëve që vijnë dhe edukohen e mësohen në qendrën të komunitetit dibran.
Udhëheqësia e kësaj Qendre poashtu informon se hapja e shkollës me mësim plotësues ia ka arritur qëllimit meqë nxënësit të cilët këtu marrin mësim dhe edukim nga çifti Omer dhe Sihana–Kadri, në mënyrë të denjë prezantojnë njohuritë në gjuhën shqipe por edhe në aspektin fetar.
Aktivistët e Qendrës në interes të dibranëve por edhe shqiptarëve të tjerë në Nju Jersi kanë siguruar edhe parcela të gjëra për varreza dhe aktivitet të tjera në interes të komuniteti shqiptar mysliman. Qendra ka një bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë shoqatat dibrane që veprojnë në SHBA por edhe me shoqatat mbarëshqiptare që janë shumë aktive në Amerikë.