JiL.al - Jeto i Lumtur

Miliarderi i njohur humb jetën në aksident me makinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Miliarderi Cyrus Mistry, ish-kryetar i Tata-s ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor teksa po udhëtonte për në Mumbai.

Aksidenti ka qenë fatal edhe për një person tjetër, ndërsa 2 pasagjerë të tjerë janë plagosur.

Mistry dhe shoqëruesit e tij po udhëtonin me një makinë tip Mercedes në  Palghar të Maharashtra në momentin që ndodhi aksidenti.

Mediat e huaja raportojnë se automjeti goditi një ndarës në rrugë, ndërsa kalonte një urë mbi një lumë. Bëhet e ditur se Mistry vdiq më pas në vendin e përplasjes.

Mistry ishte 54 vjeç, u rrëzua si kryetar i Tata në vitin 2016, pas kritikave për performancën e tij.

Ai u zëvendësua nga Ratan Tata, personi që Mistry e kishte zëvendësuar vetë vetëm katër vjet më parë.

Grushti i shtetit në sallën e këshillit u mbulua me mister dhe shkaktoi një betejë të gjatë ligjore në të cilën Gjykata e Lartë e Indisë përfundimisht vendosi në favor të Tatës./tvklan

Scroll to Top