Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një korrier droge shqiptar që lëvizte me kanabis me vlerë 15,000 £, të vendosura në dy çanta supermarketi dhe me 9,000 £ cash në xhepa u arrestua nga policia në Uells të Britanisë së Madhe.
Feriz Arifaj u kap në flagrancë nga policia duke dalë nga një shtëpi në Cwmbran që dyshohet se ishte përdorur së fundmi për të kultivuar kanabis.
“I pandehuri doli nga një makinë duke mbajtur dy çanta të ngarkuara rëndë,” thanë autoritetet në gjykatën e Cardiff Crown.
Brenda çantave kishte 3 kg kanabis me një vlerë të mundshme nga 9,600 deri në 15,000 £, ndërsa pasi u kontrollua, të pandehurit iu gjetën edhe 9,000 £ në xhepa.
Arifaj, 51 vjeç, nga Pontnewydd Walk, Cwmbran, pranoi posedimin e drogës së klasit B me qëllim furnizimin dhe u deklarua fajtor mbi akuzën se ai po vepronte si korrier.
Oficeri Adrian Witts i tha gjykatës se i pandehuri nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe se ai kishte deklaruar më herët se po i bënte një nder një miku.
Witts tha se Arifaj ishte një burrë i martuar i cili “nuk kishte probleme me drogën” dhe i cili ishte vlerësuar se paraqiste një “rrezik të ulët për të përsëritur veprën penale, ndërsa gjykata e dënoi të pandehurin me një urdhër shërbimi komunitar 12-mujor gjatë të cilit ai do të duhet të kryejë 100 orë punë pa pagesë.