JiL.al - Jeto i Lumtur

Një tjetër zjarr në Patos, përfshihet nga flakët një vilë dy katëshe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një tjetër zjarr në Patos përveç atij të Margëlliçit. Një vilë dy katëshe në lagjen “29 Marsi” ka marrë flakë dhe po shkrumbohet.

Flakët kanë rënë në katin e sipërm të banesës.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Dy zjarret paralelë kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Për të normalizuar situatën janë kërkuar përforcime nga Berati e Mallakastra ndërsa ndodhen në terren forcat e Patosit, Fierit, Albpetrolit e Roskovecit.

Njoftimi: 

Fier/ Informacione paraprake

Në orën 13:00, lagjen “1 Maj”, Patos, në katin e dytë të banesës së shtetasi F. G., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.
—-

Në orën 13:10, në kodrat e fshatit Mërgëlliç, Patos, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre e rrezikohen ullishte.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Scroll to Top