1 – Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura – Kevin Kruse
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
2 – Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill
3 – Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein
4 – Dy rrugë ndaheshin nga një dru, dhe unë zgjodha atë më pak të shkelurën. Kjo bëri diferencën– Robert Frost
5 – Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale
6 – Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni – Wayne Gretzky.
7 – Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan
8 – Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart
9 – Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth
10 – Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone
11 – Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse
12 – Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera –John Lennon.
13 – Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale
14 – 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, se sa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Tuein
15 – Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll
16 – Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë se nuk kanë – Alice Walker
17 – Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh – Buda.
18 – Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani – Proverbë kineze
19 – Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet – Sokrati
20 – 80% e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen
21 – Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër – Steve Jobs.
22 – Të fitosh nuk është gjithçka, por të duash të fitosh po – Vince Lombardi
23 – Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Jam produkt i vendimeve të mia –Stephen Covey
24 – Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso
25 – Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket – Kristofor Kolombi.
26 – Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou.
27 – Ose ti e bën ditën tënde ose dita të drejton ty – Jim Rohn
28 – Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë – Henry Ford
29 – Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Tuein
30 – Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda – Johann Volfgang von Goethe.
31 – Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra
32 – Njerëzit shpesh thonë se motivimi nuk zgjat. Dakord, por edhe fjalët e këqija nuk kanë rezultat, prandaj motivimi këshillohet të jetë i përditshëm – Zig Ziglar.
33 – Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në proporcion të kurajos së dikujt – Anais Nin.
34 – Nëse dëgjon brenda vetes një zë që thotë “nuk mund të pikturosh”, atëherë nuk mund të pikturosh. – Vincent Van Gogh.
35 – Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë – Aristoteli.
36 – Kërko dhe do të të jepet, kërko dhe do të gjesh, trokit në dorë dhe do të të hapet –Jezusi
37 – I vetmi person që është e thënë të bëhesh, është personi që vendos ti vetë të bëhesh – Ralph Valdo Emerson
38 – Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar – Henry David Thoreau
39 – Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe – Erma Bombeck.
40 – Më shumë se sa t’i vendosësh përgjegjësi një personi, është e mira t’i japësh besim për ta ndihmuar – Booker T Uashington.
41 – Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra – Proverbë indiane
42 – Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës – Theodore Roosvelt
43 – Çdo gjë që ti kërkon është në anën tjetër të frikës – George Addair
44 – Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita – Platoni.
45 – Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh – Arthur Ashe
46 – Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën – John Lennon.
47 – Rrëzohu 7 herë, dhe ngrihu 8 – Proverb japoneze