Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Hakerat të cilët sulmuan Shqipërinë për llogari të Iranit, krahas sulmit në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar disa video nga sistemi i kamerave të policisë Tiranë, Peshkopi, Rinas, por edhe pikat e kalimeve kufitare.
Në pamjet duken ambiente të ndryshme në komisariate e drejtori policie, pritjet e qytetarëve, apo dhomat e shoqërimit.
Data në kamera tregon se hakerat kanë pasur akses në muajt qershor, korrik, gusht dhe ditët e para të shtatorit. Imazhet i takojnë muajit korrik.
Autoritetet shqiptare po hetojnë por një raport i FBI-së më herët tregoi se virusi ka qëndruar në sistem 14 muaj para se të kuptohej sulmi kibernetik i paprecedent për shkak të të cilit qeveria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin.
Top Channel