JiL.al - Jeto i Lumtur

“Nuk përjashtohet mundësia që të jetë rrëmbyer ose…”/ Lala: Ervis Martinaj kishte përplasje me një biznesmen të fuqishëm ndërtimi…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj kishte përplasje me një biznesmen për çështjen e ndërtimit. Sipas Lalës, çështja e Martinajt dhe dosja e tij nuk duhet lënë në dorë të drejtësisë së Kurbinit.

“Ervis Martinaj kohët e fundit kishte përplasje dhe me një biznesmen të fuqishëmpër çështjen e ndërtimit. Kjo çështje nuk duhet të lënë në dorë të drejtësisë së Kurbinit”, – tha Lala.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Lala tha se ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët e ti dhe për t’i shpëtuar policisë.

Megjithatë Lala theksoi se ka dyshime që 40-vjeçari të jetë rrëmbyer dhe zhdukur duke qenë se kundërshtarët e tij janë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha.

“Ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët dhe për t’i shpëtuar policisë.

Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të jetë rrëmbyer dhe zhdukur për faktin se kundërshtarët e tij janë kundërshtarë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha”,  tha Lala.

.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top