Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ekspertët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit.
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë
do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijes bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtesi deri ne 12-15m/sek. Valezimi ne dete i forces 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 27°C
në zona e ulëta 15 deri 33°C
në zona bregdetare 20 deri 32°C