JiL.al - Jeto i Lumtur

Perëndimi të bëjë kujdes: Rusia po ndërton një aleancë të fortë me autokracitë e botës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një raport i fundit i shërbimit sekret të SHBA-së, zbuloi se Rusia po planifikon të blejë

nga Koreja e Veriut “miliona” armë të epokës sovjetike. Ndërkohë shërbimi britanik, ka konfirmuar se Rusia po përdor tashmë në Ukrainë dronët e prodhuar nga Irani.

Zbulimet pasojnë një seri kontaktesh diplomatike midis presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un në kuadër të Ditës së Çlirimit të Koresë së Veriut më 15 gusht. Të dy udhëheqësit propozuan një bashkëpunim të ri strategjik dhe taktik, dhe e vunë theksin tek miqësia tradicionale midis dy vendeve.

Ajo vizitë ishte pjesë e një fushate të fundit të Putinit për të krijuar dhe forcuar aleancat me shtetet kryesore autoritare. Në vetëm pak ditë Putin është takuar me presidentin e Kinës Xi Jinping dhe atë të Iranit Ebrahim Raisi. Po ashtu Putin ka premtuar të dërgojë në Teheran një delegacion të madh tregtar.

Nga ana tjetër ai ka premtuar se do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta bërë Iranin një anëtar me të drejta të plota të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, një aleancë politike dhe e sigurisë që aktualisht përfshin Rusinë, Kinën, Uzbekistanin dhe Pakistanin.

Ndërsa Rusia po izolohet nga Perëndimi pas pushtimit të Ukrainës, Kremlini po bëhet edhe më ekstremist në aspektin ideologjik, dhe po synon të përmirësojë bashkëpunimin e tij me regjimet e ngjashme me të, dhe sidomos me Korenë e Veriut dhe Iranin. Kjo aleancë, e cila ka të ngjarë të përfshijë Kinën, mund të përbëjë një kërcënim real për Perëndimin gjatë viteve të ardhshme.

Moska ka pasur një marrëdhënie të ngushtë diplomatike me Phenianin gjatë Luftës së Ftohtë, dhe Bashkimi Sovjetik ishte një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Koresë së Veriut. Por kjo marrëdhënie ndryshoi shumë në vitin 1991, kur u shemb Bashkimi Sovjetik.

Duke mos qenë më një vend komunist, Rusia u përqendrua në krijimin e një marrëdhënieje pozitive me demokracitë perëndimore. Ajo i dha përparësi marrëdhënieve ekonomike mbi ato ideologjike, dhe u përpoq të zhvillonte lidhje më të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Scroll to Top