Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
mëson detaje nga ngjarja e sotme ku mbeti i plagosur me thikë Ardian Ismaili.
Policia njoftoi se rreth orës 18:25 e Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin Ardian Ismali, 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
47-vjeçari ka qenë duke luajtur domino me një person tjetër në momentin e konfliktit.
Autori ka dalë nga shtëpia dhe ka pretenduar se ata po bënin zhurmë.
Pas konflikti verbal, sherri ka agravuar në përplasje fizike. Më pas autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në gjoks.
Ismaili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews