Policia e mbajti sekret, kush ishte personi i fundit që rrahu Ervis Martinaj para se të zhdukej?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

As policia dhe as prokuroria nuk kanë ende një version zyrtar mbi fatin e Ervis Martinajt pavarësisht kërkesës publike edhe nga vetë kryeministri Rama për “t’u thënë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me të”.

Deri më tani në media kanë qarkulluar versione të ndryshme mbi fatin e tij, ku njëri flet për kapjen dhe vrasjen e Martinajt nga kundërshtarët, ndërsa tjetri për një skenar nga vetë “mbreti i basteve”, megjithatë duhet një version zyrtar për t’i dhënë fund spekulimeve.

Martinaj ka qenë në kërkim nga policia për disa vepra penale, por sidomos pas dëshmisë së Nuredin Dumanit se kishte kërkuar vrasjen e Indrit Dokles kundrejt 500 mijë euro.

Megjithatë, sipas një dokumenti të Policisë së Shtetit, ai ishte konfliktuar më herët me një person në Laç duke e rrahur dhe kanosur atë.

Scroll to Top