JiL.al - Jeto i Lumtur

Presidenti Bajram Begaj takohet me ambasadoren Kim, për çfarë diskutuan

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se me Kim ka diskutuar ndër të tjera për partneritetin strategjik mes dy vendeve, fushënn e energjisë, sigurisë dhe reformën në drejtësi.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, shkruan Begaj në një postim në Facebook.

Scroll to Top