Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Pedagogu dhe kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi , i ftuar në emisionin “Frontline” ka bërë me dije atë që pritet të ndodhë me protestën e pedagogëve.
Ai ka bërë me dije se protesta do të vijojë nesër para fakulteteve, ndërsa të enjten në orën 11:00 do të mblidhe nga të gjithë Universitetet e vendit përpara “Politeknikut”.
Profesor Kovvaçi u ka bërë thirrje edhe studentëve t’i bashkohen protestës, ndërsa tha se do t’i dalin në krahë e do të mbrojnë Profesoratin, sepse dukshëm janë të shantazhuar nga politika.
“Në orën 10 para fakulteteve të veshur me përparëset, jemi atje për të pritur studentët. Pasnesër ftojmë studentët të jenë prezentë pranë Universitetin të Politikenikut para 11 nga të gjitha universitetet e vendit.
Për të ulur shantazhin ndaj Profesoratit e hierarkisë. Aktualisht do i mbrojmë se janë të shantazhuar nga politika ne do jemi mbrojtësit e tyre, më vonë mund të shohim mangësitë që kanë pasur”, tha ai.