Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Forcat RENEA mësohet se kanë ushtruar një kontroll në zonën e Shijakut, pasi dyshohet se kanë rënë në gjurmët e fundit të Ervis Martinajt.
Ky i fundit rezulton të jetë i zhdukur që prej 9 gushtit ndërsa dyshohet se ai është parë për herë të fundit i gjallë në zonën e Shijakut.
Kontrollet janë kryer gjatë mbrëmjes së djeshme dhe policia dyshon se Martinaj fshihet pikërisht në këtë zonë.
Deri më tani është spekuluar për gjetjen dhe vrasjen e tij nga kundërshtarët, por reagimi i tanishëm i policisë të bën të kuptosh se autoritetet dinë diçka mbi fatin e tij, i cili duket të mos jetë më tragjiku.
Një ditë më parë, Martinaj ka patur ditëlindjen ditën e djeshme ku bëri 40 vjeç.
RENEA që duket se ka “nuhatur” gjurmët e fundit të “bosit” të lojërave të fatit, ka dashur të kap një gabim nga Ervis Martinaj, ndoshta një festë ditëlindje në zonën e Shijakut ku edhe humbi çdo lidhje.
Ende e paqartë nëse aty fshihet duke inskenuar gjithçka, apo është rrëmbyer dhe mbahet i gjallë apo personat që ai ka takuar atë natë e kanë ekzekutuar. Ervis Martinaj ka takuar për herë të fundit fisin Avdylaj në Shijak. Këto janë dyshimet që ngrihen nga gazetari Elton Qyno, i cili thekson se ky fis ka bërë fushatë elektorale pa fund për kryeministrin Edi Rama në vitin 2017. Ai thekson se Rama nuk kërkon nga policia të sheshojë versionin e inskenimit.