Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shprehur se e mirëkupton shqetësimin e Kinës për situatën në Ukrainë, pas takimit që zhvilloi me homologun Xi Jinping.
Kreu i Kremlinit falënderoi gjithashtu Kinën për pozitën e saj të ekuilibruar dhe shtoi se përpjekjet e SHBA-së për një botë unipolare do të dështojnë.
Kina nuk e ka mbështetur pushtimin e Rusisë në Ukrainë, por ka rritur tregtinë dhe lidhjet e tjera me Moskën që nga fillimi i luftës në muajin shkurt.
“Ne e vlerësojmë shumë pozicionin e ekuilibruar të miqve tanë kinezë kur bëhet fjalë për krizën në Ukrainë”, i tha Putin presidentit kinez.
Ai shtoi se i kuptonte të gjitha pikëpyetjet dhe shqetësimet e Kinës për situatën në Ukrainë.
Pushtimi e ka zhytur Moskën në krizën e saj më të keqe me Perëndimin që nga Lufta e Ftohtë dhe ka rritur çmimet globale të ushqimit dhe energjisë.
Ajo përbën gjithashtu një sfidë të madhe për Kinën, marrëdhëniet e së cilës me Perëndimin janë përkeqësuar vitet e fundit për çështje që përfshijnë të drejtat e njeriut dhe të ardhmen e Tajvanit.