JiL.al - Jeto i Lumtur

Putini merr vendimin e papritur për luftën në Ukrainë: Tani kemi punë të tjera!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur të premten se për momentin, sulmet masive në Ukrainë nuk janë të nevojshme.

Deklarata e Putinit vjen disa ditë pas bombardimeve më të rënda që Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Ai tha se shumica e objektivave të përcaktuara të sulmeve ishin goditur, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkatërronte Ukrainën.

“Qëllimi i Moskës për të mobilizuar 300,000 burra do të përmbushet brenda dy javësh,” tha ai.

Fjalët e Putinit vijnë pasi forcat ruse duken të bllokuara dhe Ukraina përparon, pothuajse tetë muaj nga pushtimi.

Duke folur me gazetarët pas një samiti me krerët rajonalë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, udhëheqësi rus tha se sulmet e fundit kishin shkatërruar 22 nga 29 objektivat në Ukrainë të vendosura nga ushtria dhe se “ata po marrin” shtatë të mbeturit.

“Nuk ka nevojë për sulme masive. Tani kemi detyra të tjera,” tha ai.

Scroll to Top