Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se nuk ka asnjë lidhje me shtyrjen e inaugurimit të xhamisë së Tiranës.
Për mediat ai tha se xhamia është një donacion i Dianetit turk për komunitetin mysliman shqiptar dhe i takon Dianetit turk të vendosë kur mbarojnë punimet dhe kur inagurojnë xhaminë
Rama: Qeveria nuk inauguron xhami, xhamitë janë vepra që janë në funksion të komuniteteve.
Xhamia e Tiranës është një donacion i Dianetit turk për komunitetin mysliman shqiptar dhe i takon Dianetit turk të vendosë kur mbarojnë punimet dhe kur inagurojnë xhaminë. Nuk i takon qeverisë as të shtyjë inaugurimin as ta afrojë inaugurimin.
Nuk ka përralla këtu. Kurrë më parë Shqipëria në të gjitha pozicionet dhe forumet ndërkombëtare nuk e ka pasur dinjitetin që ka sot.
Nëse nuk doni ta shikoni mos e shikoni por është dinjiteti i Shqipërisë.
Mua dhe qeverinë nuk e dikton për asgjë askush. Jemi këtu për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve përballë kujdo dhe në krah të kujdo.