JiL.al - Jeto i Lumtur

Rreziku nga spiunazhi rus, nga dëbimi i diplomatëve në 2018 deri tek sulmi në Gramsh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Përpjekja e rusëve për të hyrë në ish-uzinën e prodhimit të automatikëve kallashnikov në Gramsh, nuk është rasti i pari i dyshuar për aktivitet spiunazhi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në mars të 2018-ës qeveria shqiptare dëboi dy diplomatë rusë nga vendi, pasi veprimtaria e tyre ishte në shkelje të statusit diplomatik.

Dy diplomatët e dëbuar nga Shqipëria ishin Sekretari i Parë i Ambasadës Aleksey Balashov si dhe Atash eu Ushtarak Vladislav Filippov.

Në shkresën dorëzuar ambasadës, në atë kohë qeveria u shpreh se vendimi ishte marrë për shkak të aktivitetit që nuk përputhej me statusin e tyre të diplomatit.

Por nga ana tjetër qarkulluan informacione se mund të ishin pjesë e një rrjeti agjenturor Kjo shënoi një përplasje të fortë diplomatike mes Moskës dhe Tiranës zyrtare.

Përplasjet vijuan edhe në janar të 2021, kur Tirana zyrtare vendosi të dëbojë një tjetër zyrtar rus të ambasadës për shkak se ky i fundit shkeli rregullat e protokollit të Covid-19. Edhe ky dëbim u shoqërua me hijet e dyshime për spiunazh.

Pas këtij vendimi, pala ruse në shenjë hakmarrjeje dëboi dy zyrtarë shqiptarë.

…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top