JiL.al - Jeto i Lumtur

“Rritja e pagës s`na mjafton”, zjarrfikësit të pakënaqur me 15 % e qeverisë: Tallje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sindikata është shprehur e pakënaqur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagës së zjarrfikësve. Ata thonë se shtesa prej 15 përqind është tallëse për ta, pasi në vitin 2019 rrogat e tyre u ulën po nga kjo qeveri.

Bledar Bajrami thotë zjarrfikësit duhet të paguhen edhe më shumë për shkak të vështirësve në punë. Ata kanë akuza edhe për kryetarin e bashkisë, Erjon Veliaj, duke theksuar se ndaj tyre ka diskriminim.

Qeveria shqiptare njoftoi rritjen e pagave për zjarrëfikësit në masën 15 përqind por kreu i Sindikatës Bledar Bajrami thotë se shtesa nuk përmbush nevojat e punonjësve të sektorit pasi në vitin 2019 ishte po kjo qeveri që vendosi uljen e pagave të tyre po me 15 %.

“Rritja e shërbimit zjarrfikës nuk është bërë asnjëherë, përkundrazi në 2019 është ulur me 50 mijë lekë.”

Sindikata bëri akuza edhe për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj pasi sipas tyre po krijohet një draft diskriminues.

“Në draft thuhet se kryetari i bashkisë mund t’ja ngrejë nga 10-30% rrogën një zjarrfikësi.

Për ne ky është një ligj diskriminues sepse nuk mund ti them unë zjarrfikësit të Vlorës ti do marrësh 10% dhe atij të Tiranës 30% sepse në tërmet futet dhe ai i Vlorës dhe ky i Tiranës”.

Spartak Çela prej 9 vitesh shërben pranë repartit zjarrfikës në Trianë.

Sipas ligjit ai duhet të kishte gradën kryezjarrfikës por  burokracitë nuk e kanë lejuar.

“U bëmë 9 vjet në këtë shërbim dhe nuk kemi marrë gradat akoma, ndërkohë që ligji thotë çdo 5 vjet.”

Çela që aktulalisht punon pranë reparit të Kinostudios thotë se rroga prej 350 mijë lëkësh të vjetra nuk është mjaftueshme krahasur me punën që bën.

“Ti marrë këto 370 mijë lekë, unë kam qenë sportist dhe me kryeministrin, dhe po jetoi ai jetoj dhe unë.”

Edhe pse është i pajisur me 3 leje drejtimi të mjeteve të rënda ai vijon të qëndrojë në këtë punë, edhe pse i pakënaqur me pagën.

“Këtu janë tre patenta, automatikisht me to unë marr gradën kryezjarrfikës.”

Për katandisjen e repartit zjarrfikës në këtë gjendje, akuzat Çela i kishte për ish-drejtorin, i cili sipas tij vijon sërish të komandojë.

“Për drejtuesin që akoma komandon drejtorinë e zjarrfikëses, kush është ky njeri? Të hetohet, ka 5 shtëpi”.

Në të gjithë vendin llogariten rreth 1200 punonjës të shërbimit zjarrfikës, të cilët përballen me vështirësi gjatë kryerjes së detyrës.

Paga e një zjarrfikësi bazë është 36 mijë lekë në vendin tonë, ndërkohë në Kosovë një koleg i tyre paguhet 399 euro e ndërsa në Maqedoninë e Veriut paga e tyre është 416 euro.

Scroll to Top