Shqipëria më e rrezikuar nga tërmetet dhe përmbytjet; Ministria e Mbrojtjes shpall strategjinë e re

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rreziqet më të mëdha në Shqipëri janë tërmetet e forta dhe përmbytjet.

Krahas këtyre rreziqeve, risku tipik në të gjithë vendin është ai i fatkeqësive të përmasave të vogla që lidhen me përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe ngjarje të motit ekstrem vlerësohet në Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Risqeve nga Fakteqësitë për 2023-2030 të publikuar për konsultim publik nga Ministria e Mbrojtjes.

Strategjia promovon vendosjen e rregullimeve funksionale për koordinimin midis të gjithë aktorëve në Shqipëri dhe përcakton fushat kritike ku kapacitetet duhet të forcohen.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në draft vlerësohet se mesatarisht dëmet nga tërmetet dhe përmbytjet llogariten 147 mln USD në vit, me një ngjarje katastrofike, si një tërmet 1 në 100 vjet për shembull që shkakton dëme mbi 2 miliardë dollarë. Konkretisht dëmi i tërmetit të 26 nëntorit 2019 llogaritej rreth 1 mld euro.

Risku nga tërmetet në Shqipëri sipas dokumentit shtohet edhe nga infrastruktura e dobët, ndërtimet e paligjshme ku nuk zbatohet kriteret e sigurisë dhe vendosjen e ndërtesave në zona me risk të lartë sizmik siç është ish-këneta e Durrësit, ku një tërmet shkakton shembjen e ndërtesave.

Përveç kësaj, ekziston një nivel i ulët i sigurimit të pasurive të paluajtshme dhe aftësisë së popullsisë së varfër ekonomikisht (veçanërisht rurale) për t’u rimëkëmbur nga pasojat e tërmeteve. Për më tepër, në Shqipëri ka 362 diga më të larta se 15 m me zona të populluara poshtë tyre. Ato janë relativisht të vjetra, veçanërisht ato në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo pushtetit vendor, të cilat përbëjnë rreth 90% të digave dhe për rrjedhojë më të cenueshme ndaj aktivitetit sizmik.

Një vlerësim i bërë për gjendjen teknike të 626 digave, rezultoi në përfundimin se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), shfaqin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente. Drenazhimi i ujërave është përkeqësuar gjithashtu për shkak të përmbytjeve të kanaleve kulluese dhe uljes së kapacitetit kullues të hidrovorëve. Në draft theksohet se situata pritet të përkeqësohet më tej për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat janë pasqyruar në fenomene ekstreme të motit.

Vlerësohet se ka një numër të konsiderueshëm ndërtimesh pa leje në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Urbanizimi dhe ndërhyrja njerëzore nga njëra anë, degradimi natyror nga ana tjetër, kanë bërë që shumë prej infrastrukturave mbrojtëse të jenë jashtë funksionit ose gjysmë-funksionale, në një mjedis ku frekuenca, ashpërsia dhe shpërndarja gjeografike e përmbytjeve janë në rritje.

Për sa i përket sistemeve të paralajmërimit të hershëm (EWS) në lidhje me përmbytjet, në strategjinë kombëtare për zvogëlimin e risqeve nga fatkeqësitë për 2023-2030 theksohet se deri më tani janë kryer disa studime të paralajmërimit të përmbytjeve duke synuar pellgje të shumta lumore. Instituti i GjeoShkencave është aktori kryesor që zbulon, monitoron, analizon, parashikon dhe shpërndan dhe komunikon në kohë informacionin paralajmërues për përmbytjet e mundshme.

Për të forcuar dhe rritur nivelin e menaxhimit të riskut nga përmbytjet, Shqipëria po harton dokumentin e Planit të Menaxhimit të Riskut të Përmbytjeve./ MONITOR

Scroll to Top