JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqiptari flinte në makinë, tranvestitët i marrin portofolin dhe e plagosin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një shqiptar që po flinte në makinë u sulmua nga 2 tranvestitë peruanë, të cilët i morën portofolin me 510 euro dhe sendet e tjera personale.

Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë, kur 2 peruanët tranvestitë të moshave 48 dhe 34 vjeç, hynë brenda makinës dhe arritën t’i rrëmbenin portofolin shqiptarit, i cili ishte duke fjetur.

Mediat vendase raportojnë se sapo ndjeu zhurmën, shqiptari lajmëroi menjëherë kushëririn e tij dhe u vunë në ndjekje të hajdutëve, të cilët i arritën pak metra më tutje.

Njëri nga peruanët e qëlloi shqiptarin me një shishe xhami, duke e plagosur në krah.

Ndjekja vazhdoi derisa kalimtarët lajmëruan policinë, duke u mundësuar kështu edhe arrestimi i keqbërësve.

Jeto I Lumtur

Më Të Lexuarat

Scroll to Top