JiL.al - Jeto i Lumtur

SPAK i rikthehet dosjes së ÇEZ, merret në pyetje kreu i ERE, emri i doli nga…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Petrit Ahmeti, kryetar i bordit të Entit Rregullator të  Energjisë u mor në pyetje nga SPAK për llogari të hetimeve të hapura për ÇEZ, për shkak të detyrës që ai ka mbajtur vite më parë  gjatë kohës kur u lidh marrëveshja e shumë lakuar ÇEZ-DIA për mbledhjen e borxheve.

Emri i zyrtarit të lartë doli në skenë nga një dëshmi e 2014 në Arbitrazh ku Josef Hajsek , ish-https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrator bordi dhe i hetuar në Shqipëri për mashtrim rrëfeu procedurën e ndjekur gjatë asaj kohe, por që në përfundim në Shqipëri u shpall me vendim gjykate si një nga mashtrimet më të mëdha prej nga ku u përvetësuan gati 5 milionë euro, raporton Tch.

Kryetari i bordit është një mes shumë zyrtarëve të SPAK të pyetur për ÇEZ-DIA.

SPAK e mbajti sekret të dhënën se në çfarë statusi është thirrur Ahmeti, i cili doli para prokurorëve me avokatin në krah

Dosja më e fortë e SPAK është ÇEZ-DIA në SPAK dhe mes shume personazheve kryesori që është pyetur është Kastriot Ismailaj, i vetmi i arrestuar dhe i vetmi i dënuar për akuzën e mashtrimit Kastriot Ismailaj u dënua me 11 vite burgim .

Ndërkohë Romeo Karaj dorëzoi një kallëzim tjetër penal që për shkak të kompetencave përfshiu SPAK jo vetëm për dyshimet se aty mund të jetë kryer korrupsion.

Por për shkak të  emrave të ish funksionarëve  të denoncuar, midis tyre ish kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta./TCH

Scroll to Top