Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka deklaruar që kërkesa për përdorimin e drogërave në vend është shtuar me rreth 40 – 50 përqind më shumë pas pandemisë. Për të:
‘Përdorimi i drogërave është kthyer në një shqetësim të madh, është bërë një trend i madh, shqetësues është dhe reklamimi që bëjnë dhe bandat dhe grupet e strukturuara, edhe mungesa e kontrollit nëpër shkolla, jepen dhe falas për ti joshur nxënësit e shkollave dhe kërkesa është shtuar rreth 40- 50 perqind më shumë pas pandemisë’.
Sipas ekspertit të kriminalistikës ‘ne llogarisim veçanërisht në Tiranë rreth 200 pika hotspote ku shpërndahen, këto janë stacionare, por ka dhe shumë pika të tjera të lëvizshme. Në kohën e pandemisë, shpërndarjen e bënin këta të deliverit, të ushqimeve, e bëjnë me një kalendar, në ditë të caktuara’.
Për profesorin e kriminalistikës, shkollat janë ato të cilat janë më të rrezikuara, ka një projekt, të EuroPolice Federation, ku po bën të mundur një fushatë sensibilizuese në këto shkolla, dhe faktet kanë treguar që nuk ka fushata sensibilizuese shtetërore nëpër shkolla, vetë shteti nuk ka marrë masa.
Sipas tij ka një përdorim të jashtëzakonisht të madh këto kohë në vend, oferta ka qenë gjatë gjithë kohës, por tashmë në projekte të ndryshme është konstatuar që në klasë të gjashtë.
‘Ka një përdorim të jashtëzakonshëm, i gjejmë të shpërndara në klasë të gjashtë, e kanë me fruta, e kalojnë te kanabis sativa, pastaj kalojnë në forma sintetike, pastaj te ato që kërkojnë një buxhet më të madh. Drogat luksoze kërkojnë një buxhet, 1 gram kushton 120 mijë lekë, flasim për kokainën’, tha profesori i kriminalistikës Karamuço.