JiL.al - Jeto i Lumtur

Sulmi në qendrën tregtare në Itali/ Mes të plagosurve dhe futbollisti i Serie A, shënohet viiktima e parë (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Italia u trondit pasditen e sotme, pasi një burrë plagosi 5 persona me thikë në një qendër tregtare në Milano.

Mediat vendase bëjnë me dije se mes të plagosurve është dhe futbollisti i Arsenal Pablo Mari, i cili është i huazuar tek skuadra e Monza-s. Mari thuhet se është një ndër 3 personat në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër, raportohet se një nga punonjësit e qendrës tregtare  vdiq teksa po transportohej për në spital. 

Sulmi tronditës ndodhi pasditen e së enjtes në qendrën tregtare Milanofiori në Assago. Një 46-vjeçar është arrestuar pas sulmit

Autori kishte qenë në trajtim për një vit për një krizë të rëndë depresive. 

Sipas një rindërtimi fillestar, burri hyri në qendrën tregtare, mori një thikë nga raftet dhe filloi të godiste njerëzit e parë në afërsi, përpara se të ndalohej.

Scroll to Top