Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Italia u trondit pasditen e sotme, pasi një burrë plagosi 5 persona me thikë në një qendër tregtare në Milano.
Mediat vendase bëjnë me dije se mes të plagosurve është dhe futbollisti i Arsenal Pablo Mari, i cili është i huazuar tek skuadra e Monza-s. Mari thuhet se është një ndër 3 personat në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër, raportohet se një nga punonjësit e qendrës tregtare vdiq teksa po transportohej për në spital.
Sulmi tronditës ndodhi pasditen e së enjtes në qendrën tregtare Milanofiori në Assago. Një 46-vjeçar është arrestuar pas sulmit
Autori kishte qenë në trajtim për një vit për një krizë të rëndë depresive.
Sipas një rindërtimi fillestar, burri hyri në qendrën tregtare, mori një thikë nga raftet dhe filloi të godiste njerëzit e parë në afërsi, përpara se të ndalohej.