JiL.al - Jeto i Lumtur

“Ti je kokrra e komunistit, ik ore budalla”, sherr mes Majkos dhe Alibeajt te “Ligjet”, i ndan Bushka

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi në Komisionin e Ligjeve në lidhje me hapjen e dosjeve.

Debati plasi gjatë diskutimit nen për nen të ndryshimeve ligjore që do të çojnë në hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për të gjithë.

Gjatë diskutimeve, Alibeaj kërkoi hapjen e të gjithë dosjeve si edhe të gjithçkaje që përmbajnë ato duke akuzuar socialistët se po mbronin ish-drejtuesit komunistë të vendit, gjë që ka shkaktuar reagimin e Majkos.

“Nëpër dosje ka edhe detaje, të cilat ndoshta edhe i përndjekuri nuk do që t’i dijë sepse ka të përndjekur që janë detyruar të bëjnë spiunin.

Tani vini ju dhe na thoni pas 30 vjetësh që mbrojmë këtë apo atë, kjo nuk ka logjikë. Vini dhe diskutoni këtu si adoleshentë”, tha Majo duke nxitur reagimin e Alibeajt.

“Ti je kokrra e komunistit dhe s’mund të na mbash leksion këtu”, tha Alibeaj, duke nxitur reagimin sërish të Majkos.

“Ik ore budalla..!”, tha ai.

Debati shkoi deri aty sa ndërhyri edhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Scroll to Top