JiL.al - Jeto i Lumtur

Tiranë/ Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia e Tiranës njofton se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur arrestimin e 3 shtetasve, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. Ç., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e nda

rë në doza.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë janë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tirane u referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top