Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në fund të muajit gusht të këtij viti kanë rënë në pranga tre persona që tregtonin lëndë narkotike dhe një blerës.
Policia e Zvicrës ishte fokusuar në rrethet si Dietikon, Dielsdorf dhe Hergon për të goditur grupet kriminale në zonë.
Pas hetimeve policore, gjithashtu policia e kantonit të Cyrihut, monitoroi edhe një pronë në Unterengstringen.
Gjatë këtij operacioni ranë në pranga, katër persona të moshës 29 deri në 45-vjeç, shtetas këto nga Zvicra, Italia, Austria dhe Shqipëria.
Gjithashtu nga policia janë sekuestruar më shumë se 2 kg kokainë, disa armë si edhe dhjetëra mijëra franga në lokacione të ndryshme.