Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në Turqinë Veriore ka shkuar në 14, ndërsa 21 kanë mbetur të plagosur.
Informacioni i parë fliste për rreth 50 të bllokuar në thellësi të madhe.
Llogaritja fillestare ishte se 14 punëtorë u shpëtuan pas incidentit. Në momentin e ngjarjes tragjike, në minierë ishin 87 punëtorë.
Në pamjet e transmetuara nga kanalet televizive turke, të afërmit e minatorëve shikojnë përpjekjet e shpëtimtarëve.
Disa punëtorë u nxorën dhe u dërguan me barela në ambulanca. Sipas guvernatorit të provincës, tetë arritën të dilnin vetë nga galeritë.