JiL.al - Jeto i Lumtur

U gjet i djegur brenda Range Rover-it, identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit në Itali, zbardhet motivi…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është vendosur në pranga autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit kosovar, Nexhat Rama, i cili u gjet i djegur brenda një makine.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Karabinierët mbërritën tek mekaniku 53-vjeçar Davide Cristiano Mossali pas ekzaminimit të tabulateve telefonike, duke rindërtuar kontaktet, por edhe duke këqyrur pamjet e kamerave pranë shtëpisë së viktimës. Nexhat Rama kishte jetuar për disa kohë me vëllain e tij në Rovato dhe më pas ishte zhvendosur në Capriolo.

Krimi u zbulua pasditen e së hënës pasi zjarrfikësit u njoftuan për një makinë të përfshirë nga flakët.

Mekaniku kishte marrë një borxh prej 30 mijë eurosh nga Rama dhe për shkak të interesave të fajdeve shuma kishte për të shlyer ishte rritur në mënyrë eksponenciale, ndaj ai e kishte gjetur veten në vështirësi.

Pamundësia për të shlyer borxhin dhe këmbëngulja e 40-vjeçarit për t’i kthyer lekët së bashku me interesin, raportohet se shtynë Davide Cristiano Mossali të hartonte një plan për të dalë nga situata e vështirë.

Sipas hetuesve, ai ka planifikuar vrasjen e kreditorit të tij. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar. Por sipas hetimeve paraprake, ai e ka qëlluar për vdekje me armë Ramën dhe më pas e ka futur në bagazhin e Range Rover-it që viktima i kishte huazuar vëllait të tij.

Më pas ka braktisur mjetin mes vreshtave dhe misrit në Këln. Hetuesit prej pasdites së të hënës ishte vendosur për të identifikuar autorin e vrasjes.

Zbardhja e krimit u arrit falë analizës së tabulateve telefonike dhe kontakteve të viktimës. I arrestuari akuzohet për vrasje dhe shkatërrim të kufomës dhe armëmbajtjes pa leje.

Scroll to Top