Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Palumbarët e RENEA-s, kanë gjetur të mbytur një 69-vjeçar në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan.
69-vjeçari banues në Elbasan, ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022 dhe dyshohet se është mbytur në lumë.
“Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga palumbarët e RENEA-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.