JiL.al - Jeto i Lumtur

U shpall kampione e Evropës, Luiza Gega shpërblehet me 100 milionë lekë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
U shpall kampione e Evropës, Luiza Gega shpërblehet me 100

Atletja kampione shqiptare, Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra pasi u shpall kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa.

Sipas ligjit të ri të sportit shqiptar, Gega përfiton 40 milionë lekë të vjetra nga sigurimi i vendit të parë në “Munih 2022”.

Dhe si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, Luiza përfiton edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë. Këtë e tregoi më së miri duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjithë rivalet që kërkonin t’i rrëmbenin nga duart një medalje që e ndiqte prej shumë kohësh.

Askush nuk mbajti ritmin fantastik të Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top