Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet momenti kur motori i një avioni me më shumë se 180 pasagjerë në bord shpërtheu në flakë gjatë ngritjes nga një aeroport në Indi.
Avioni i linjës ajrore IndiGo po transportonte 184 persona nga Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi i Delhit drejt Bangalore, po në Indi.
Avioni sapo kishte marrë shpejtësinë e duhur për t’u ngritur në ajër, kur u vunë re flakët në krahun e djathtë të mjetit fluturues, duke detyruar pilotin të ndërpresë fluturimin dhe të evakuojë 184 personat.
Nje nga pasagjeret tregoi se nuk mund te menaxhonte dot panikun.”Ishte shumë e frikshme, nuk e prisja. Fillova t’i dërgoja mesazhe mamit duke i thënë, ‘Diçka po shkon keq me aeroplanin. Të dua.”
Pas gjithe kesaj qe ndodhi, per fat pa pasoja, autoritetet bene me dije se motorët morën flakë pasi një tufë pat