Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Rusia po vazhdon me mobilizim e pjesshëm të rezervistëve pas humbjeve të njëpasnjëshme në Ukrainë.
Po jo çdo gjë po shkon në rregull pasi që shumë rusë po refuzojnë thirrjen e presidentit Vladimir Putin.
Tashmë po publikohen pamje të shumta se si po keqtrajtohen qytetarët që po kundërshtojnë mobilizimin për të luftuar në Ukrainë.
Në qytetin e Tuvas u zhvillua një tubim kundër mobilizimit, e cila u shpërnda brutalisht prej forcave policore.
Autoritetet policore thanë se “mobilizimi i pjesshëm” po shkon mirë në vendlindjen e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, por që videot filmike tregojnë diçka ndryshe.
Putin ka kërkuar që të mobilizohen 300 mijë pjesëtarë rezervë pas dështimit të pushtimit të Ukrainës.