Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një pjesë e pyllit të Sodës në Vlorë është përfshirë nga flakët.
Zjarri i rënë këtë të diel në pyllin e Sodës në Vlorë, vijon të djegë sipërfaqe të konsiderueshme pemësh.
Rrezikon që të përhapet për shkak se kanë marrë flakë disa pemë, të cilat gjenden në zonë.
Të ndihmuara nga era, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në pjesën halore poshtë pishave.
Prej orësh, punonjësit e zjarrfikëseve janë duke punuar për fikjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit.
Shkak i zjarrit është papërgjegjshmëria e banorëve por dhe pushuesve që bëjnë piknik në pyll.