JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Jan Prengës, burg përjetë për kopshtarin e resortit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për burgim të përjetshëm për kopshtarin Festim Bixhdilin, për dosjen e zhdukur të Jan Prengës.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe u vra por trupi i tij nuk është gjetur.

Bixhdili ka refuzuar të tregojë se ku fshihet trupi i tij dhe nuk ka shfaqur pendesë gjatë gjykimit.

Gjithashtu gjykata ka vendosur shuarjen e dënimit për Olsi Turjan, pasi dënimi me 3 vite ka mbaruar në arrest shtëpie.

Sipas policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi.

Ai dyshohet se qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh sipas tij nga Astrit Prenga (vëllai i Jan Prengës) në Angli.

Scroll to Top