Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Nexhat Rama, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda një makine Range Rover rreth 3 ditë më parë në Këln të Breshias në Itali.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mediat italiane bëjnë se në pranga është vënë shtetasi Davide Cristiano Mossali, i cili punonte mekanik. Ai u arrestua pas zbulimit të tabulateve telefonik duke rindërtuar kontaktet, por edhe duke këqyrur pamjet e kamerave pranë shtëpisë së viktimës.
Cristiano Mossali aktualisht ndodhet në paraburgim, nën hetim për vrasje me paramendim, shkatërrim kufome dhe armëmbajtjes pa leje.
Mekaniku kishte marrë një borxh prej 30 mijë eurosh nga Rama dhe për shkak të interesave të fajdeve shuma kishte për të shlyer ishte rritur në mënyrë eksponenciale, ndaj ai e kishte gjetur veten në vështirësi.
Pamundësia për të shlyer borxhin dhe këmbëngulja e 40-vjeçarit për t’i kthyer lekët së bashku me interesin, raportohet se shtynë Davide Cristiano Mossali të hartonte një plan për të dalë nga situata e vështirë.
Sipas hetimeve paraprake, ai e ka qëlluar për vdekje me armë Ramën dhe më pas e ka futur në bagazhin e Range Rover-it që viktima i kishte huazuar vëllait të tij. Më pas ka braktisur mjetin mes vreshtave dhe misrit në Këln.
Hetuesit prej pasdites së të hënës ishte vendosur për të identifikuar autorin e vrasjes./VoxNews
BURIMI https:https://lajmifundit.al/category/aktualitet